Kalendari i ndeshjeve po bëhet gjithnjë e më i ngarkuar, duke ngritur shqetësime serioze për shëndetin dhe ngarkesën fizike të lojtarëve. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka kërkuar ndërhyrjen e FIFA-s dhe UEFA-s, duke paralajmëruar për pasojat që mund të sjellë numri në rritje i ndeshjeve.
“Disa lojtarë po rezistojnë pak a shumë, por në fund do të ketë një pikë thyerje të paevitueshme. Nëse nuk ndërhyjmë, situata do të përkeqësohet në mënyrë drastike, sepse është e papërballueshme.
Në vend që ta ulim ngarkesën e lojtarëve, por e shtojmë. Nëse nuk e zgjidhim këtë problem, futbolli do të vuajë”.
