Ministri Blendi Klosi, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Redian Krali dhe përfaqësues të Lartë të Policisë së Shtetit dolën në terren për të parë zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave i cili kërkon që strukturat akomoduese të kenë një hapësirë të konsiderueshme për plazhet private, por ajo çfarë është më e rëndësishmja të shtohen në mënyrë masive plazhet publike.

“Bashkia e Kavajës ka shtuar plot 20 plazhe publike të cilat nga bashkia do të pastrohen, mirëmbahen do të sigurohet jeta dhe garancia se në këto plazhe nuk do të ketë aksidente. Por po ashtu do të vazhdojmë me shumë korrektësi të kërkojmë nga operatorët, të cilët kanë marrë këtë të drejtë të zbatojnë ndarjen e këtyre plazheve 80 për qind publike dhe 20 përqind private”,- tha kryebashkiaku i Kavajës, Redian Krali.

“Këtë vit sezoni do ketë shtesa mbi 20 stacione, plazhe publike nga vitet e kaluara është një shtesë ku vazhdojmë dhe në ditët në vijim për pastrimin, edhe në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, po ashtu dhe në bashkëpunim me Policinë e Rendit për hapësirat publike ku herë pas here mundohen ti zaptojnë, po ashtu vazhdojmë dhe me drejtorinë e shërbimit të pastrimit për gjithë pastrimin e vijës bregdetare”,- tha Krali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: