Fshati Godolesh në Njësinë Administrative Labinot Fushë në Bashkinë e Elbasanit është një nga fshatrat ku realizohet prodhimi më i madh dhe më cilësor i qershive në vendin tonë.

Në qendër të këtij fshati shkojnë tregtarë nga kryeqyteti dhe pothuajse i gjithë vendi për grumbullimin e qershive të cilat veçohen për kualitetin dhe shijen e tyre. Por pavarësisht kërkesave të jashtëzakonshme që ka tregu vendas për këtë lloj fruti me vlera të kësaj stine prodhuesit në fshatin Godolesh nuk janë të kënaqur pasi pritshmëritë kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha.

Sipas tyre, çmimi nuk justifikon shërbimet dhe mundin e një viti të tërë. Tregtimi në sasi të mëdha i qershive cilësore të fshatit Godolesh të Elbasanit është një problem serioz për fermerët e kësaj zone që shquhet për prodhimin e këtij produkti që me cilësinë dhe shijen ka mahnitur gjithkën. Por fatkeqësisht ndodh që për mungesë tregu me dhjetra kv qershi jo rralë shkojnë dëm.

Kultivuesit dhe prodhuesit e qershive në Godolesh shprehen se ndërsa ata janë ndër më të shquarit në shkallë vendi për prodhimin e qershisë cilësore dhe mjaft të shijshme, puna e tyre shoqërohet me vështirësi të jashtëzakonshme. Mungesa e rrugëve që lidhin qendrën e fshatit me parcelat e mbjella me qershi është një nga shqetësimet që asnjë qeveri nuk po i jep zgjidhje tregojnë fermerët e Godoleshit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ky vit ka prodhim të jashtëzakonshëm, por për shkak të mungesës së infrastrukturês transporti i prodhimit realizohet vetëm me kafshë pune dhe mjete rrethanore. Ndërsa prodhimi sipas tyre është i mbarë, çmimi vazhdon të jetë i ulët edhe pse cilësia e qershive është mjaft e mirë. Nga ana tjetër fermrët thekdojnë se për ta është e çuditshme mungesa e mbështetjes së qeverisë vendore dhe asaj qëndrore pavarësisht premtimeve të shpeshta.

Fermerët e fshatit Godolesh sigurojnë furnizimin me qershi të afro 80% të nevojave të tregut të Elbasanit, Tiranës dhe Durrësit.Ata megjithatë kanë rezerva të shumta për mënyrën e organizimit të tregut të këtij produkti që ende për fat të keq po i lihet spontanitetit edhe pse janë të paktën 700 familje që kultivojnë qershinë në rreth 250 ha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb