Një nga temat e prekura në konferencë për shtyp para Bjellorusisë nga trajneri Maran ishte edhe situate e lojtarëve. Ai shprehet se nuk është i shqetësuar, pasi ka mjaft alternativa.
“Disa nga lojtarët nuk kanë pasur mundësi të përgatiten. Nga këto mungesa kam provuar gjëra të reja dhe kam marrë sinjale pozitive. Kam shumë besim, që edhe nëse disa lojtarë nuk kanë mundësi për të luajtur 90 minuta, japin siguri se do të bëjnë mirë në fushë.
Nuk jam i shqetësuar për krahun e djathtë. Është Samuele Sina. Ismajli po ashtu ka luajtur si mbrojtës i djathtë. Besoj se kemi disa zgjedhje”.
