TIRANË

Kryeministri Edi Rama reagon për situatën e krijuar nga zjarret në vend, për shkak të temperaturave të larta.

Rama publikon video të Forcave të Ushtrisë dhe trupave Rangers, që janë angazhuar me helikopterë për shuarjen e flakëve, ndërsa thekson se puna e tyre në terren meriton respekt e inkurajim.

“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve ?‍✈️? #SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: