Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për keqmenaxhim të situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19 duke paralajmëruar një eskalim të saj.

MSH deklaron se spitalet COVID 3 dhe 4 do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid-1 dhe Covid-2

DEKLARATA E PLOTË
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, siguron edhe një herë qytetarët, se asnjë presje nuk ka ndryshuar nga strategjia jonë e përballimit të pandemisë Covid-19″.

“Siç kemi informuar edhe më herët, Spitalet Covid-3 dhe Covid-4 janë tërësisht të pajisur dhe të gatshëm të presin personelin mjekësor që do të punojë, dhe qytetarët që do të marrin shërbim shëndetësor. Por, siç e parashikon plani ynë – dhe siç e kërkon logjika – Covid-3 dhe më pas Covid-4, do të hapen pasi të jenë ezauruar shtretërit në Covid-1 dhe Covid-2. Kjo është edhe përgjigja ndaj shqetësimit të ngritur nga Partia Demokratike, se ‘ende në Covid-3 nuk është trajtuar asnjë pacient me Covid’.

Pacientët do të trajtohen, kur ky spital të hapet.
Ftojmë qytetarët, dhe Partinë Demokratike, që të ndjekin komunikimet e përditshme zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për t’u informuar.
Faleminderit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb