Në studion e emisionit “Pikat mbi I” u diskutua për situatën në Partinë Demokratike. Të ftuar në studio ishin dy analistët, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji. Për Zhejin, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri ishte i padrejtë.

Ai argumentoi se kudo vlerësohet pakica, për t’i dhënë zë, pasi përfaqësojnë konceptin ndryshe, ndërsa në Shqipëri sipas tij ndodh e kundërta. Nga ana tjetër, analisti Fatos Lubonja e cilësoi si të drejtë vendimin e Zhukrit, duke theksuar se Berisha kishte shumicën në parti.

Zheji: Nuk ekziston PD tjetër veçse grupit të Rithemelimit. Çuditërisht zgjedhjet e 6 marsit nuk u kontestuan. Pra ishin të rregullta. Megjithëse humbi Shtëpia e Lirisë se pati problem, donte të fitonte ndaj Bashës. Kjo është tipike. Çuditërisht pse ndodhi? Ndoshta Rama ka ndryshuar, opozita ka ndryshuar.

Zoti Zhukri ka dhënë dorëheqjen, por Gjykata nuk e pranoi. Paskemi gjykata të pakapura, të ndershme, që japin drejtësi. Jam dyshues që është dhënë drejtësi. Jam dyshues kur ministri i Drejtësisë dhe ministri i ardhshëm i Drejtësisë në Grupin e Rithemelimit, zoti Kaso thotë që jemi vetëm ne. Neni katër it ë njëjtën vendim thotë se palët kanë të drejtë për apel. Jemi në pushtim dhe nënshtrim. Gjykatat nuk përfillen, por edhe as pakica. Demokracia është që të kemi të gjithë të përfaqësuar. Ne kemi jetuar zgjedhje me 99.99%, nuk ekzistonte pakica fare. Në demokraci, pakica në mënyrë artificiale i jep të drejtë më shumë se numrat sepse janë konceptuale. Siç është dhe formula e zgjedhjeve në Kosovë. Nuk pranoj që është niveli i ulët i demokracisë në Shqipërinë dhe është i ulët edhe në PD. Por jo, elektorati dy është tepër demokratik.

Lubonja: Mungesa jonë është që kulturalisht ne ligjin dhe marrëveshjen e shkelim. Bëjmë shpesh marrëveshje duke shkelur ligjin. PD-ja e vërtetoi këtë kur për mua shkeli statutin njëra apo tjetra palë, unë mendoj se Basha sepse thirrja e Kuvendit ishte i ligjshëm. Këtë tha gjykatësi, ishte i ligjshëm. Këtu nis problemi. Ky gjykatësi punon për Ramën sepse atit i intereson fitorja e Berishës. Po sikur Apeli ia jep Bashës, do të themi që ishte Rama që ia ndërroi? Këtu tani lind problem më i gjerë. Ore, ç’a interesi ka Rama në këtë punë dhe se sa ai i kontrollon gjykatat. Nëse Rama kontrollon gjithçka, ne mund të themi ç’është inceneratorët. Kujt i shërbejnë gjykatësit? S’po i shërbejnë Ramës si ka mundësi?! Zgjedhjet e 6 marsit, nuk tregojnë që Rama s’kontrollon, sepse shih Vorën u angazhua Veliaj dhe ia morën PD Vorën. Brenda saj, në hapësirat e vogla, merr si test se kush ka mazhorancën në PD. Çështja se kush me kë është Rama, me Berishën apo Bashën. Unë mendoj se ai do përçarjen. Ka një kundraargument. Nëse i duhet Berisha nuk kishte pse të angazhohej me amerikanët për ta shpallur non grata. Ka shumë tregues që tregojnë që Rama është më afër me Bashën se sa Berishën. Doja të ndaja disa gjëra. Në fund fare, situata nuk është bardhë e zi. Ajo që është thelbi është ky. Ne nuk pranojmë dot vendimin e një gjykate.

Zheji: Unë mendoj që ideja e parë, para dorëheqjes së Bashës ishte që të ngrihej një tryezë me përfaqësues të dy pjesëve të PD, njëra më e madhe, tjetra më e vogël, por jo e pa rëndësishme. S’u la vend për krijimin e një platforme për bashkimin. Thuhet se po i bëhet gati zyra e kryetarit, ku do të bëhet Kuvendi tjetër. Unë nuk mendoj se do të ketë befasi. Do të shtohen vizitat miqësore, do të zbresin dollapët Sekretari i Përgjithshëm, kryetari i komanduar. Kur u fut në fuqi Kuvendi i 11 dhjetorit. Do të shpeshtohen vizitat. Butësisht do të zihen zyrat dhe askush s’do të presë vendimin e Gjykatës. Kriza po thellohet n hir të një shumice që thotë se jemi ne. Ai që ishte kundër partisë së Punës ishte me armiqtë e atdheut. Këta praktikisht ne këtu jemi, o me ne o kundra nesh. Pra o me ne o me armikun. Rama përdoret si gogoli për të thelluar skandalin. Të jetosh brenda si një njeri që ke kontestuar Berishën, sigurisht, enturazhi i tij që ka bërë gati listat, të gjithë postet që ishin më para nga PD-ja tjetër, të gjithë do të qërohen dhe kaq. Zgjidhja do të ishte nëpërmjet një tryeze të përbashkët. Të negociohej një formulë bashkimi. Sa më të bukura etiketat aq më të shumtë janë ato pas etiketave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: