Anis Mehmeti po kalon një periudhë jo dhe aq pozitive në karrierën e tij, teksa sinjalet e fundit nuk janë aspak pozitive për mesfushorin me tipare sulmuese. Futbollisti shqiptar ka pësuar një rënie në vlerën e tij në treg, sipas përditësimit të fundit të “Transfermarkt”, ndërsa situata e tij te Ipsëich Toën po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.
25-vjeçari vlerësohet tashmë me 13 milionë euro, duke humbur dy milionë euro nga vlera e mëparshme. Një zhvlerësim që vjen në një moment kur Mehmeti nuk po arrin të ketë hapësirat e dëshiruara në skuadrën angleze, duke e bërë situatën e tij edhe më të ndërlikuar.
