Pas Suarez, Barcelona humbet edhe shërbimet e Dembele, i dëmtuar rëndë në ligamentet e gjurit, francezi pritet të qëndroj jashtë fushave të lojës për të paktën 6 muaj duke mbyllur në këtë mënyrë sezonin dhe duke humbur edhe “Euro2020”. Trajneri Setien është në kushte emergjence, aktualisht në dispozicion për fazën sulmuese ka vetëm Messi, Griezmann dhe Ansu Fati. Plani i Barcelonës është që të marrin menjëherë një sulmues emergjence, pa shumë kosto, për tu fokusuar më pas 100% në merkaton e verës për të transferuar në Barcelonë, Lautaro Martinez.

Mundo
Mundo

Sulmuesi i Inter është shndërruar në prioritet absolut, fakt të cilin e pranoi pak ditë më parë edhe drejtori sportiv, Eric Abidal. “Demi” ka një klauzolë largimi nga Inter prej 111 milion euro, një shumë mese e pranueshme dhe e përballueshme për 1 nga 5 sulmuesit më të mirë në botë. Sigurisht që as Inter nuk ka ndërmend të qëndroj pasiv përballë këtyre zërave, përkundrazi, drejtuesit e klubit ziklatër kanë nisur prej kohësh punën për rinovimin e kontratës me sulmuesin argjentinas.

Lautaro Martinez Lionel Messi Argentina 2019 Dj9zbwwfq4bw18p263g7s1xmt
Lautaro Martinez Lionel Messi Argentina 2019 Dj9zbwwfq4bw18p263g7s1xmt

Kontaktet e para me agjentin e Martinez janë vendosur që në dhjetor, të dy palët janë shprehur pro një rinovimi të mundshëm por në çdo rast rrezik është i madh për sa kohë Barcelona futet në negociata, aq më tepër që në “Camp Nou”, Lautaro do të gjente idhullin e tij, Leo Messi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb