Kritikave të deputetëve demokratë, Ervin Salianji dhe Ferdinand Xhaferaj sa i takon projektligjit për Policinë Bashkiake, iu është bashkuar dhe socialisti Paulin Stërkaj.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Stërkaj pohoi se duhet të vendoset kritere për testim fizik edhe për drejtuesit e policisë bashkiake.

Sipas tij, këta drejtues nuk janë gjeneralë, dhe se duhet të ketë të njëjta kritere ashtu si për policët bashkiakë që janë në terren.

“Kam pyetje dhe bashkohem me deputetin Xhaferri sa përket kritereve të marrjes në punë të policëve bashkiakë dhe drejtuesve të tyre. S’kemi pse marrim një drejtues policie bashkiake me mangësi fizike dhe polici bashkiak të jetë i përgatitur fizikisht. Kjo është kontradiktë. Nëse ai nuk do dalë nga zyra, pasi nuk është gjeneral, pasi është drejtues që do jetë në terren, bashkë me vartësit e tij. Dhe ai duhet t’i nënshtrohet testit fizik se s’mund të jetë në karrocë me rrota, se fundja është drejtues. Nen për nen do propozojmë që kjo të futet si kriter për drejtuesit e policisë, që të bëjnë dhe testin fizik. Grada e tij shkon sipas përgatitjes profesionale që ka kryer.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: