“Do të doja të të takoja në një disko, në një pjesë të botës ku askush nuk të njeh”.

Ka mjaftuar ky mesazh i dërguar nga aktorja Eugenia Suares, për të shkatërruar martesën mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës. Modelja duket se po e konsideron plotësisht ndarjen nga futbollisti dhe nuk është e gatshme të falë këtë tradhti.

Para disa ditësh, ajo shkroi në “Instastory”: “Një tjetër familje që shkatërrove për një prostitutë”. Ndërsa të nesërmen, publikoi një foto pa unazë ku nënvizonte: “Më mirë pa të”. Wanda është pyetur sërish nga gazetarët në lidhje mbi këtë tematikë dhe kundërpërgjigja e ashpër e modeles nuk ka munguar:

“Keni nevojë për emra. Apo doni një hartë për të zbuluar të përdalën që u dërgon mesazhe private burrave të martuar”.

Nga krahu tjetër, aktorja argjentinase Eugenia Suarez ka mohuar gjithçka.

“Nuk e di nga dalin këto thashetheme. Wandën dhe Icardin nuk i njoh. Sapo jam ndarë dhe po mendoj për veten time”, tha ajo për të mbyllur historinë. Mediat kanë zbuluar se Wanda zbuloi gjithçka falë një detektivi privat, i cili ndiqte Icardin dhe ka mundur t’ia hakerojë telefonin ku u zbuluan dhe mesazhet e shkëmbyera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb