TIRANË

Nuk ka gjyq për Emiljano Shullazin. Mungesa e avokates mbrojtëse të vendosur nga shteti ka bërë që seanca për Emiljano Shullazin dhe 5 të pandehurit e tjerë të dështojë.

Por Gjykata nuk ka ndenjur duarkryq, pasi ka vendosur të gjobisë avokaten e vendosur kryesisht Eralda Brahimasi me 100 mijë lekë dhe të referojë rastin në Dhomën e Avokatisë.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi grupin me 54 vite burg në total, 14 vite u dënua Emiljano Shullazi por vendimi i ankimua si i padrejtë nga të pandehurit.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 mars.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb