Takimi Kosovë-Serbi që Bashkimi Evropian shpresonte të mbahej më 11 maj, duket duhet të presë një datë tjetër.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Bruksel, tha se nuk do të jetë atje më 11 maj për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një datë në të cilën Bashkimi Evropian shpresonte të mbahej takimi i parë ndërmjet të dy udhëheqësve.

Të hënën, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha pas një takimi me presidentin serb Vuçiç, se shpresonte që më 11 maj të mbahej raundi i ri i bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Unë nuk marr pjesë në atë takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen”, tha kryeministri Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb