TIRANE

Në një kohë kur shumë mjete identifikimi skadojnë këtë vit, zyrat e aplikimit për karta ID do të jene të hapura edhe këtë të shtunë në Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë.
Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!”, thuhet ne njoftimin e Ministrise se Brendshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb