Pas skadimit të afatit të armëpushimit në orën 05:00 sipas kohës lokale, kanë rinisur luftimet mes Hamasit dhe Izraelit.

Pak para orës 06:00 me orën lokale, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) raportuan se sirenat po binin për komunitetet pranë Rripit të Gazës. Ndërkohë, disa minuta më vonë, ushtria tha se kishte kapur një raketë të lëshuar nga Gaza.

Sakaq, në orën 07:00 pati një tjetër alarm për sirenat që tingëllonin në kibuc Holit, në jug të Izraelit.
Disa minuta pas kësaj, ushtria izraelite lëshoi një deklaratë të shkurtër, duke thënë: “Hamasi shkeli pauzën operacionale dhe përveç kësaj, qëlloi në drejtim të territorit izraelit. IDF ka rifilluar luftimin kundër organizatës terroriste Hamas në Rripin e Gazës”.

IDF thotë mes të tjerash se avionët “aktualisht po godasin objektivat e Hamasit”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: