Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, duke folur për votën e emigrantëve, deklaroi se opozita është bllokuesja e madhe e këtij procesi.

Majko theksoi se KQZ duhet që të miratojë aktet nënligjore dhe të nisë procesin. Ai shtoi se do ishte më e ndershme që KQZ të shprehet se nuk e bëj dot këtë proces, sesa të thotë se nuk e lejojnë partitë politike, nëse realiteti është vërtetë i tillë.

Shifra 900 e emigrantëve që janë jashtë të regjistruar e mund të votojnë nuk është se po ndryshon rezultatin e zgjedhjeve. Të ngresh këtë çështje të bllokuar dhe të thuash se maxhoranca nuk ka mbajtur fjalën, tani ne do pranojmë edhe dëmin që ka pasur fakti se opozita ka qëndruar jashtë parlamentit.

Procesi është bllokuar nga opozita në KQZ. Unë s’do kisha ardhur këtu të bëj teatër. KQZ të miratojë aktet dhe të nisë procesin. Më mirë KQZ të thotë se nuk e bëj dot, sesa të thotë nuk na lejojnë partitë”, u shpreh Majko.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: