Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat në 3-vjetorin e themelimit të SPAK, tha se ka kërkuar prej këtij organi që të hetojë politikanët e rangut të lartë, duke theksuar se kjo nuk është presion.

Ai ka thënë se duhet hetuar 21 janari, ku 4 protestues u vranë me plumba të vërtetë, por edhe Gërdeci, ku humbën jetë me dhjetëra e u plagosën me qindra. Kryeministri theksoi gjithashtu se në ‘lupën’ e SPAK të jenë edhe disa afera korruptive.

“Ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit. ka kërkuar publikisht se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi shumë të qartë, unë skam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar dënim, por hetim. Dënimin s’e vendosim ne, por që të hetohet një çështje që është guri në qafë për të gjithë Shqipërinë, është domosdoshmëri. Që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejt dhe e pavarur duhet të çlirohet nga komplekset e së kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk para shkruhet. Të hetohet deri në fund nëse është apo jo.

Këtë e tregon hetimi i drejt dhe i pavarur. U vranë 4 njerëz me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci, janë dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive. Ç’a presioni është ky? Ç’a ngutje është? Të gjithë baltën për këtë ngurrim të pa justifikueshëm për hir të së vërtetës e kam mbajtur unë personalisht. Ju e dini se çfarë furie balte hidhet mbi mua çdo 21 janar. I mirëkuptoj ata që hedhin. Ju e dini se ç’a balte hidhet mbi mua, duke përqeshur drejtësinë e re. Reforma në Drejtësi, është mbështetur nga 90% e popullit shqiptar. Këtu s’është çështje e një lufte politike.

Politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb