Një incident u regjistrua më 19 dhjetor në Aeroportin Ndërkombëtar Benito Juarez të Meksikos, pasi piloti i një fluturimi drejt Cancun refuzoi të ngrihej në ajër, duke u mbyllur në kabinën e pilotit në shenjë proteste për pagat e papaguara.
Sipas mediave lokale, piloti u tha dhjetëra pasagjerëve në bord se nuk do të nisej derisa t’i paguhej shuma që i detyrohej nga kompania ajrore. “Ky aeroplan nuk do të niset nëse nuk na paguhet ajo që na detyrohet”, dëgjohet të thotë piloti në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara, ai shpjegon se ka pesë muaj pa marrë pagën apo shpenzimet e udhëtimit. Duke u kërkuar ndjesë pasagjerëve, piloti theksoi se është baba i tre fëmijëve dhe se nuk ka dështuar asnjëherë më parë të përfundojë një fluturim.
Autoritetet e aeroportit Benito Juarez njoftuan në rrjetin social X (ish-Twitter) se autoritetet e aviacionit civil po hetonin “incidentin”, i cili ndodhi rreth orës 15:00 sipas orës lokale.
Mediat meksikane raportojnë se piloti u arrestua, ndërsa aeroplani u evakuua. Agjencia AFP bëri të ditur se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur detajet e incidentit.
A captain from the Mexican airline MagniCharters kept today's flight grounded at the Aeropuerto Internacional Benito Juárez CDMX due to the airline's 5-month debt for per diem allowances.
In the video, the pilot, who had a scheduled flight to Cancún, is seen explaining that the… pic.twitter.com/oPDUHmBtWs
— FL360aero (@fl360aero) December 20, 2025
