Zbardhet dëshmia që ka dhënë në polici Arben Xhukellari, ish-inspektor i Pyjores në Pogradec, në banesën e të cilit mbrëmjen e kaluar shpërtheu një sasi eksplozivi.

Ai ka mohuar të ketë konflikte më njeri dhe ka deklaruar se ka qenë nën masën e sigurisë arrest shtëpie. 44-vjeçari Xhukellari ka rrëfyer se ishte zgjuar kur ndodhi shpërthimi dhe kishte dalë nga banesa i tronditur, ashtu si fqinjët.

“Nuk kam pasur konflikte edhe kur kam qenë në punë. Kam qenë 9 muaj po bëj gati 10 me arrest shtëpie për punën e punës. Nuk dyshoj tek asnjeri.

Shpërthimi ndodhi në 11 pa 12 minuta, unë isha zgjuar, vetëm kur dëgjoj shpërthimin. Dola me vrap, doli e gjithë lagjja, edhe lagjja ishte e tronditur nga ajo që ndodhi. Bëni të pamundurën për të kapur autorin”, ka deklaruar në polici Xhukellari.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të për bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: