TIRANË

Keqpërdorimi me fondet e rindërtimit vazhdon me ritme të larta nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në minikonkursin për Zonë e re për zhvillim në Spitallë dhe Rikonstruksionin e Rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari”, Fondi Shqiptar i zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agollli ka shpallur fituese kompaninë që ka ofruar rreth 400 mijë dollarë më shumë se oferta më e mirë.

Minikonkursi me fond limit rreth 8,5 milion dollarë, ka qenë pjesë e tenderit prej rreth 37 milion dollarësh që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka çelur per projektin rindërtimit. Tenderi ka qenë me dy pjesë, dhe në fazën e dytë kanë marrë pjesë 15 operatorë. Kriteri kryesor në përzgjedhjen e fituesit është cmimi më i ulët i ofruar me 60 pikë, më pas renditen koha e zbatimit të kontratës me 30 pikë dhe cilësia me 10 pikë.

Kështu fitues është shpallur bashkimi i operatorëve AlbTiefbau, “B-93”, “B93 II” dhe TOTILA me një vlerë prej 5,36 milion dollarë, duke marrë në total 95.37 pikë.

Ndërkohë oferta prej 4,94 milion dollarësh dhënë nga bashkimi i operatorëve “Hastoci” “Ulëza-Ndërtim” dhe “Almo Konstruksion” është renditur nga Fondi Shqiptar i Zhvillim vetem e katërta me 78.18 pikë, ndonëse ishte plot 400 mijë dollarë më e mirë ajo se kompanive fituese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb