TIRANË

Në konferencën e posaçme për pasojat e përmbytjeve në vend, kryeministri Edi Rama i doli në mbrotje në një farë mënyrë kompanisë ‘Salillari’ e cila ka ardhur në vëmendje të qytetarëve sidomos ditët e fundit për shkak të raportimeve në media për cilësinë e dobët të punimeve të bëra në disa vepra publike. Kryeministri deklaroi se e konsideronte të papërshtatshme që të sulmohet kompania në mungesë të analizës dhe drejtoi gishtin nga mediat.

“E para unë e konsideroj të papërshtatshme që të sulmohen kompanitë në mungesë të analizës sepse mund të jetë një rrugë e bërë dhe sot dhe për arsye që nuk lidhen fare me punën e e kompanisë por në kushtet e një lëvizjeje gjeologjike mund të ketë carje ashtu sikundë rmund të jetë edhe kompania shkaktare. Por kjo kërkon analizë. Të cosh kameran në një rrugë të carë dhe tja kërcasësh kompanisë më shkop kokës mban më shumë era gjobë sesa era gazetari.” u shpreh Rama.

News24 ka raportuar vazhdimisht mbi problemet ne tenderat publike, si në aspektin se si zhvillohen garat ashtu dhe për pjesën e cilësisë së realizimit të punimeve. Kujtojmë se janë para të taksapagueseve shqiptare dhe gjithmonë jemi përpjekur me përshkushtim dhe përgjegjësi për të raportuar vetëm faktet, me dokumenta dhe me dëshmi dhe kurrë me opinione. Vetëm ditët e fundit News24, ka sjelle në vëmendje të publikut se si rruga e Borshit e mirëmbajtur nga Salillari rrëshkiti duke u ndarë në dysh nga shirat e parë të dendur. Madje në atë pjesë ishte ndërhyrë pak kohë më parë nga ‘Salillari’, ku duket fare mire shtresa e re e asfaltit. Raportimet vunë në lëvizje menjëherë KLSH e cila dërgoi në terren audituesit dhe ka nisur menjëherë verifikimin e proçedurave të kryera nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar për punimet e kryera pak kohë më parë dhe mirëmbajtjen e saj.

Me radhë janë raportuar çarjet e mëdha në aksin Çorovodë-Përmet e rindërtuar po nga ‘Salillari’, ku rruga e përfunduar pak kohë ka dëmtime serioze të bazamentit, sic shihet nga pamjet. E njëjta gjë është në aksin, që mirëmbahet pikërisht nga ‘Salillari’ Vlorë-Orikum, i cili ka pësuar demtime të shumta në kilometrin e 7 të tij dhe janë vetë banorët që shprehin shqetësimin.

Kryeministri tha se nuk duhet bërë gjueti shtrigash me njërzit që punësojnë mijëra njerëz. Ai shtoi se askush nuk është ëngjëll dhe askush nuk është i përjashtuar nga e drejta për të dyshuar dhe vlerësuar deri në fund me analizë dhe hetim kur ka një problem, por sipas tij është fatkeqësi e madhe që nuk e ka parë në vende të tjera, pasi në Shqipëri Rama thotë se suksesi kthehet në mallkim dhe suksesi i këtyre njerëzve që kanë ngritur kompani dhe i japin punë dhjetra mijëra familjeve, goditen nga mëngjesi deri në darkë sic goditeshin kulakët.

Në fakt ‘Salillari’ rezulton një nga kompanitë më të lidhura me tenderat publikë dhe një prej përfituesve më të mëdha të ndërtimit të rrugëve dhe punimeve të tjera në infrastrukturë. Por, a do të ishte histori suksesi ‘Salillari’ nëse cdo vit nuk do të merrte miliona euro tendera? A do të ishte histori suksesi nëse kjo kompani do të bënte vetëm projekte private?

Fatkeqësisht llokmat e mëdha të tenderave në Shqipëri, ato që me të vërtetë të mbushin xhepat i fiton një grusht i vogël kompanish, duke përjashtuar nga garat shumë shoqëri të tjera edhe pse i kanë kapacitetet dhe punojnë me çmime më të lira për të njëjtin volum pune, ashtu siç rezultojnë në domkumentet e tenderave të ndryshëm të ARRSH-së.

Rastet e fundit të publikuara po në News24 me prokurimin e rrugës Palasë-Dhërmi dhe ai i mbikalimit në rrugën Tiranë-Elbasan, ku tenderat e fitojnë nga kompanitë me vlerën 30% më të lartë të ofruar krahasuar me disa nga garuesit e tjerë.

10 milion dollarë, nga 5 milion dollarë për çdo tendër është fatura e paguar nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Dhe të mendosh që skualifikimet e kompanive të tjera janë bërë për teknalitete qesharake si dokumentat e makinerisë vijëzuese apo çertifikatat kamionit vetëshkarkues. Në të gjithë këto ngjarje, mediat sipas kryeministrit duhet të presin analizat për të ngritur zërin, ndërkohë që paratë shkojnë lumë në llogaritë e kompanive që mbahet me paratë e shqiptarëve. Dhe në këtë pikë pyetja që shtrohet është: Vërtetë a duhet që media të heshtë?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb