Aktivisti Ilir Xhemalaj, në një intervistë për News24, ka komentuar skandalin e fundit që lidhet me Shërbimin Informativ të Shtetit, duke e cilësuar situatën si një çështje me rëndësi të madhe kombëtare.
Xhemalaj u shpreh se përgjegjësia nuk mund të kufizohet vetëm te individë të caktuar, duke argumentuar se personat që bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin nuk mund të shkëputen lehtësisht nga përgjegjësia për atë që ka ndodhur.
Sipas Xhemalajt, në kushtet e skandalit, kryeministri duhej të kishte dhënë dorëheqjen. Ai paralajmëroi gjithashtu se zhvillimet e bëra publike deri tani mund të jenë vetëm një pjesë e një situate më të gjerë.
Në lidhje me emrat që përfliten në kuadër të çështjes, aktivisti kërkoi që hetimi t’u lihet institucioneve kompetente.
“Nuk mund të thotë që njerëzit që bashkëpunon më ngushtë të ketë përgjegjësi individuale. Kalimi i kësaj në një histori rozë është më e turpshmja sepse kjo çështje ka të bëjë me një tradhti kombëtarë. Kryeministri që kur ndodhi kjo duhet të jepte dorëheqjen, Me gjithë këto skandale nuk mundet të vazhdojë njëri hëngri fiq e njëri dardha. Këto janë vetëm maja e ajsberg prit se çfarë do të ndodhë javën tjetër. Përfliten shumë emra, por duhet të ja lëmë SPAK në dorë të hetojë. Uroj që javën tjetër të dëgjojmë dorëheqjen e kryeministrit Rama”, tha ai.
