Ekspertët e ekonomisë e shohin me shqetësim skandalin e nxjerrjes së të gjitha të dhënave sensitive të qytetarëve. Duke e cilësuar një dëshmi te dështimit të shtetit ekspertët thonë se publikimi i të dhënave personale tregon mosgarantimin e sigurisë.

“Mendoj se është një dëshmi tronditëse e dështimit të shtetit në plotësimin e një nga detyrimeve themelore që ka në raport me shtetasit e tij sepse qytetarët I dorëzojnë në mirëbesim autoriteteve publike informacione personale të cilat qeveria mbi bazë të ligjit duhet të garantonte integritetin e tyre. Dështimi i shtetit për të sjell një mesazh tek investitorët e huaj që një shtet, i cili dështon në përmbushjen e detyrimeve të kësaj natyre nuk ofron garanci për të tërhequr investime të huaja.”, pohoi Selami Xhepa.

“Problem i shtetit shqiptarë që disponon baza IT për grumbullimin e të dhënave por nuk disponon baza për t’i mbajtur ato të rezervuara dhe mesa duket aksesi në këto databzae ka qenë i papërgjegjshëm sepse shumë persona që s’duhet të kishin akses kanë patur akses.”, -tha Mateo Spaho. “Këto ngjajnë politikisht të ngjashme me bombat e gruevskit që kanë ndodhur në Maqedoninë e Veriut disa vite më parë dhe së dyti është positive sepse tregojnë brishtësinë e shtetit shqiptarë dhe dobësinë e shtetit shqiptarë.”, tha Buxhuku.

Profesor Selami Xhepa shpjegon pasojat negative që ka publikimi I këtyre të dhënave. “Raporti midis pagës minimale dhe asaj maksimale variojnë nga 1 deri në 2500 herë pra një pagë e lartë është 2500 herë më e lartë se një pagë e ulët çka është një dëshmi tronditëse e shkallës së pabarazisë që ekziston.”, pohoi Xhepa.

Ekspertët e ekonomisë bëjnë përgjegjëse kryesisht Agjencinë Kombëtare te shoqërisë së informacionit dhe kërkojnë një auditim për investimet qe janë kryer ne këto sisteme. “Ka nevojë për auditim të standardeve të sigurisë. Kemi një rrjet të institucioneve ligjore ato duhet të mbanin një qëndrim AKSHI që ka pasur mjete të bollshme dhe të jashtëzakonshme që I ka shpenzuar pa transparencë nga kjo pikëpamje dështimi I këtij institucioni është jashtëzakonisht serioz.”, theksoi Xhepa.

“Këto të dhëna të kenë kode të caktuara dhe personat përgjegjës të jenë qartazi të shënjestruar dhe kush janë personat që kanë akses. Duhen marra masa sepse ka përgjegjësi ligjore personat të gjenden dhe të dënohen kam frikë se mund të kemi ndarje të përgjegjësi ku shumë janë individë dhe institucione dhe në fund asnjëri nuk është fajtor.”, tha Mateo Saho. “Kjo tregon faktin që nuk kemi efikasitet në kryerjen e investimeve publike as më shumë nga AKSHI fakti që ato kanë rënë sot tregojnë që investimet që janë bërë janë të brishta dhe joefikase.”, pohoi Gjergj Buxhuku.

Prej disa ditësh në vend janë publikuar lista të te dhënave personale te qytetareve, përfshirë pagat, numri i ID, numra te telefonit dhe targave te mjeteve te tyre private.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb