Migen Qiraxhi, bashkëthemelues i Qëndresës Qytetare, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës në News24 ka komentuar skandalin me diplomat false në Universitetin Wisdom.

Qiraxhi tha se arsimi në Shqipëri është në ditët më të këqija. Ai shtoi se Prokuroria shqiptare duhet të nisë hetimet.

“Skema e mashtrimit arrin në shifrën e 9 milionë euro. Skema ka arritur në këtë pikë, edhe për shkak të bashkëpunimit me autoritetet tona shtetërore. Edi Rama tha se “kioskat universitare” do të zhbëheshin, por nuk ndodhi kështu mesa duket. Edhe pas reformimit, problemet janë këtu. Ne jemi vend që prodhojmë dije të falsifikuara, që dëmtojë tregun e punës në Shqipëri dhe tregun e rajonit.

Shteti shqiptar nuk ka kontroll mbi arsimin. Janë fenomene tragjike ikja e njerëzve masivisht, rezultatet e dobëta në PISA. Prokuroria shqiptare të nisë hetim për këtë skandal. Indiciet dhe hetimet janë nisur nga Italia”, tha Qiraxhi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: