KORE E JUGUT- Bosi i ‘Samsung’, Lee Jae-yong është dënuar me me 5 vite burg nga gjykata e Koresë së Jugut. ‘BBC’ shkruan se miliarderi u akuzua se është përfshirë në një skandal për dhënien e donacioneve me vlerë 41 miliardë dollarë për fondacione jofitimprurëse të operuara nga Choi Soon-sil.

Kjo e fundit thueht se është një mike e ish-presidentes të Koresë së Jugut, ndërsa thuhet se gjithçka është bërë në këmbim të favoreve politike.

Kreu de facto i krijuesit më të mëdhenj të smartfonëve në botë, ishte arrestuar që prej mujait shkurt pas një sërë akuzash për korrupsion që rëndonin ndaj tij. Ndërkohë, vet trashëgmitari i konglomeratit “Samsung” mohoi të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb