Pas skandalit me njohjen nga Xhamajka të gjithë gishtat akuzues janë drejtuar nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Teksa dje u distancua nga ngjarja në fjalë dhe zyra e Presidentit Hashim Thaçi, i cili ishte i pari që publikoi në rrjetet sociale lajmin, lumë komentesh dhe reagimesh dolën kundër Çitakut, madje kërkuan dhe dorëheqjen e saj nga detyra.

Por deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i ka dalë në krah ambasadores pas skandalit ku u njoftua se Xhamajka kishte njohur pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që ky shtet e mohoi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hoxha e quajti vlerë të shtetit Çitakun dhe se për të dhe gra të tilla diplomate duhet të jenë krenarë.

“VLORA është vlerë e Kosovës. Edhe MODESTA po ashtu. ??? Kosova duhet të jetë krenare për gra të tilla që bëjnë diplomacinë tonë dhe ngrenë imazhin e shtetit tonë nëpër botë. Unë jam shumë krenare me to”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se Çitaku ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: