TIRANË

Prej muajit maj të vitit të kaluar, ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, është emëruar Këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, aso kohe të kryeparlamentarit Ruçi, post që vijon ta mbajë edhe me Lindita Nikollën.

Po ndërsa emërimi i tij, u bë publik asokohe në media, skandali me publikimin e pagave, nxori në pah sa paguhet ai nga shteti shqiptar.

Kështu ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein, paguhet 153 mijë e 300 lekë në pozicionin e këshilltarit të kryetarit të Kuvendit.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb