Loris Karius, portieri i Liverpool, udhëtoi dje drejt Amerikës për të kryer një sknaer të kokës për goditjen që mori në finalen e “Champions League” nga Sergio Ramos.

Atë të shtunë të 26 majit, 2 minuta pas kësaj goditje që pësoi, Karius bëri dy gabime trashanike duke i dhënë një dorë Realit në fitimin e trofeun të 13 në historinë e tyre.

2 gabime të cilat e bënë portierin të shpërthente në lot në fundin e ndeshjesh dhe t’i lutej tifozë për falje.

Por sot ka ardhur përgjigjja befasuese. Mjeku Ross Zafonte thotë se Karius ka pësuar tronditje pas atij momente, gjë e cila ka influencuar në paraqitjen e tij.

Menjëherë sapo kanë mësuar fjalët e mjekut tifozët e Liverpool kanë reaguar të irrituar. Ata janë shumë të inatosur me Sergio Ramos, i cili pasi dëmtoi Salah i ka shkaktuar edhe këtë ‘mosfuksionim’ portierit Karius, episod për të cilin gjyqtari i ndeshjes nuk mori masa ndaj mbrojtësit spanjoll.

Ndërkohë në komentet e shumta të tyre vihet re se ata i kërkojnë UEFA-s që të riluhet ndeshja, pasi sipas tyre këto dy veprime të Ramosit kanë qenë më shumë se vendimtare për rezultatin final të ndeshjes.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb