TIRANË

Në fjalën e tij në prezantimin e programit “Rruga drejt 25 prillit – Uji dhe Eenergjia”, ish kreu i KESH, Benet Beci i cili kandidon në këto zgjedhje i treti në qarkun e Shkodrës, e konsideroi me rëndësi mandatin e tretë, për jetësimin e projekteve të nisura.

“Para dy muajsh takova inxhinier Tonin, i cili e ka filluar jetën e tij profesionale në montimin e turbinave gjatë montimit të HEC dhe sot 70 vjec po na ndihmon me zëvendësimin e tyre, proces që ndodh për herë të parë pas ndërtimit të HEC.

Në këto 8 vite, kemi investuar 200 mln euro në rinovime teknoligjike në prodhimin dhe në portat e shkarkimit të digave. HEC i Vaut të Dejës, kaskadës së Drinit prodhojnë sot 70% të energjisë së vendit, cdo orë që ata nuk prodhojnë apo kanë defekt energjia duhet importuar me kosto të lartë. Investimet kanë bërë të mundur prodhimin e energjisë së pastër e me kosto të lirë. Skavica është investimi më strategjik që Shqipëria po bën në energji.

Po investojmë edhe në energjinë diellore, e pamenduar për gjendjen e sektorit 20 vite më parë. Këto investime janë një mundësi e re, hapin vende pune. KESh është ndër kompanitë më të mëdha publike në Shqipëri, për herë të parë po i kthen sytë nga komunitetet, që i kanë dhënë energji Shqipëri në më shumë se 4 dekada, po punojmë në fushën e mjedisit, infrastrukturës, po këtë vit nisim edhe ndërtimin e rrugës Vaut të Dejës Koman, po ashtu edhe infraskturën lundurese në Vaun e Dejës e Koman, muzeun kombëtar në koman, një lloj tjetër turizmi në Shqipëri. Janë nisma që sjellin zhvillim ekonomik. Mandati i tretë është mundësia për vënien në jetë të tyre.” u shpreh ndër të tjera Beci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb