KRUJË – Si pasojë e erërave të forta që kanë fryrë gjatë gjjthë ditës, në rrethin e Krujës ka pasur dëmtime të disa linjave të vjetra.

Gazetari Julian Shota raporton për Balkanweb se kjo gjë ka bërë që disa fshatra të qëndrojnë për disa orë pa energji elektrike.

Sipas drejtuesve të OSHEE-së, të gjithë ekipet e punës janë në terren dhe po punohet për normalizimin total të situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb