BELGJIKE – Televizioni belg “BfmTv” ka rindërtuar skemën në 3D të sulmit terrorist në aeroportin Zaventem të Brukselit.

Në skemën grafike duket mënyra se si kanë lëvizur 3 terroristët në aeroport, dy prej të cilëve hodhën veten në erë, ndërsa i treti u largua duke lënë valixhen me eksploziv në sallën e pritjes në aeroport.

Terroristët zbritën nga një taksi në hyrje të aeroportit dhe më pas u shpërndanë në tre pika të ndryshme. Ibrahim El Bakraoui ishte i pari që hodhi veten në erë në orën 7:58. Pak sekonda më vonë, terroristi tjetër aktivizoi bombën e tij me gozhda, ndërsa i treti u largua.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: