TIRANE- Momente tmerri ka kaluar roja i firme private që merret me grumbullimin e skrapit në Vaqarr të Tiranës. Siç raporton gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb, roja është lidhur mbrëmë rreth orës 04:00 të mëngjesit nga tre persona të maskuar, që kishin për qëllim të grabisnin zyrat e firmës.

Mësohet se pasi kanë lidhur rojën, personat në fjalë kanë thyer dyert e zyrave dhe kanë nisur të kontrollojnë ambientet e brendshme me qëllim grabitjen.

Pronarët mësohet se janë thirrur në komisariatin nr. 6 por nuk kanë sqaruar se sa ishte sasia e parave që kishin në subjekt dhe a kanë vjedhur apo jo personat e maskuar brenda zyrave.

 

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1300027230046231/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Nga këqyrja e kamerave 3 autorët janë larguar me një mjet “Benz” në ngjyrë gri me portobagazh, ndërsa policia po punon për identifikimin e tyre.

Mësohet se në polici është thirrur edhe roja, i cili ka deklaruar se nuk është dhunuar kur e kanë lidhur. Sipas tij, mësohet se autorët i kanë thënë te mos reagoje pasi nuk kanë asgjë me të.

Në deklaratën e shpërndarë për mediat policia thotë se personat nuk kanë arritur të grabisin gjë, pasi janë trembur nga roja. “Më datë 01.04.2017, rreth orës 03:25, në një pikë për grumbullimin e hekurit në Vaqarr, pronësi të shtetasit J. C., kanë hyrë tre shtetas, të cilët sapo janë diktuar nga roja e pikës janë larguar menjëherë pa arritur të marrin gjë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: