“5 herë jo”, filmi me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshajn tashmë po shijon suksesin e tij.

Deri më tani dukej se çifti i kishte thënë të gjitha rreth filmit, por Donaldi ka zbuluar disa prej prapaskenave. Më herët ka qenë Agron Llakaj ai që është shprehur se shumë pjesë është dashur të hiqen, por tashmë Donaldi ka treguar disa copëza të cilat janë ripostuar edhe nga Bora.

Në një skenë, Bora dhe Donaldi janë të shtrirë në një dyshek.

Në një tjetër, shihet Donaldi i ulur në gjunjë që ka kapur nga dora Borën.

Po e njëjta skenë ka edhe një fragment ku ka qenë pjesëmarrëse Semi Jaupaj. “Semi Jaupaj është tek kjo skenë që është hequr dhe unë dua që ju ta shikoni sepse është shumë e bukur. Po si?”, shkroi Donaldi në video.

Një tjetër skenë është me një fallxhore. “Kjo është një tjetër skenë që nuk është në film dhe është një skenë që ka shumë magji të zezë”, shkruhet krah videos.

Ku i dihet, ndoshta Bora dhe Donaldi sjellin një tjetër projekt apo një dokumentar të realizuar gjatë xhirimeve ku do të mund t’i shohim të gjitha këto momente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb