Mitet për Covid-19 vështirë të zhduken! Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin, ajo po ndeshet në të njëjtën kohë edhe me një lloj tjetër epidemie: dezinformacioni. Kjo “infodemi” është po aq e dëmshme sa vetë Covidi-19, pasi i ka nxitur njerëzit të minimizojnë egërsinë e sëmundjes dhe të injorojnë këshillat e autoriteteve, në favor të trajtimeve apo “kurave” të paprovuara shkencërisht.

Doktor Skender Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjences Mjekësore dhe moderator Bledi Strakosha kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të infektimit nga Covid-19 por jo vetëm. Ata kanë qenë të ftuar në studion e “Rrugëtim me Anilën” në News 24 ku treguan më tepër rreth eksperincës së tyre me Covid-19:

“Ishte një periudhë e vështirë, duke qenë se Covidi është një virus me shumë të panjohura që gjithmonë të krijon një gjendje ankthi se si do të jetë turpi yt një orë më vonë apo një orë më pak. Unë Covidin e kalova e në fund të korrikut lehtë. Panikun e vërtë e kalova në mars, mora urgjencën kombëtare më qetësuan, kisha tension të vazhdueshëm se nuk kishin informacione të sakta, e kam përjetuar keq atë, mendova se vdiqa, motra më tha je i çmendur. Në korrik më kapi, paradite bëra xhirime nëpër autobuzë, më dhembi fyti thashë jam ftohur nga kondicioneri, më filloi edhe rrufa. U konsultova me një mjeke, mikeshë të familjes, nisa trajtimin me medikamente. Simptomat ishin të çuditshme, dhimbjet e kokës ishin të tmerrshme dhe djersitja. Nuk isha i qetë në shtëpi, nuk kisha problem me frymëmarrjen. Ilaçet mi sillte motra, zbrisja deri tek parkimi për t’i marrë ilaçet. Në Shqipëri është bërë punë e mirë, por ka një problem, unë prita vetëm 2 ditë për tamponin, përgjigjen ma dhanë pas 5 ditësh. 5 ditë janë shumë kohë. 7 ditë më zgjatën simptomat, ishte diçka mes gripi dhe të ftohurit. Më ikën ditët e rrezikut, izolimi ishte shumë i vështirë, gëzova që mbaroi kjo por në fillim pasi dola shumë njerëz me shmangeshin nuk dilnim me mua as për kafe. Mu duk pak si burg në fakt, e vuajtja pak. Nuk i takoj më prindërit më mirë të ekzagjeroj sjelljet sesa të rrezikoj prindërit”,-u shpreh Strakosha.

“Unë e them gjithmonë, nëse ne profesionistët nuk do japim informacion, do ngelet informacioni i rrjetit që nuk është i saktë dhe as shkencor, që njerëzit të marrin informacione të sakta dhe shkencore, është sëmundje e re kjo, ka dinamikë e ndryshon, po mësojmë çdo dit, po ne bazën e kemi, ndryshimi është se nuk ka imunizim të tufës. Kjo pandemi ka uljet e ngritjet e veta, pot ë shikosh krahasimin e shteteve duket diferenca, ne jemi tek shtetet që zgjodhëm izolimin, e njihnim pak që ishte pjesë e familjes së koronavirusit, SARS apo MERS kanë qenë më të tmerrshem, por jo në kuadër global, është e fundit sa i takon pandemive. Pandemia më e madhe ka zgjatur 6 ose 7 vjet në mesjetë, të zakonshëm janë dy vjet apo 1.5 vjet deri 2 vjet. Nga pranvera tjetër me vaksinën e mutacionet që po pëson ky virus për mirë, se ndryshimet janë më të ngadalta, normal që virusi do bëjë rrugën e vet po qëllimi është imunizmi, kjo do bëhet duke e kontrolluar, 20 vaksina janë në fazën e tretë deri më sot. Po provohet në njerëz në vullnetar. Vaksina ruse kishte 100 testime vetëm. Kjo ka lodhje apo këputje ndodh nga mungesa e oksigjenit. Mjeku i familjes është përgjegjës për pacientin që është infektuar ai e pyet përditë për gjendjen. Kur dikujt i merret tamponi ai është i detyruar të qëndrojë i izoluar. Shpesh na bllokojnë telefonatat na kërkojnë të dali rezultati i tamponit. 155 mijë konsulta mjekësore kemi deri tani tek urgjenca. Kemi shtuar turnet me mjekë, sa I takon medikamenteve mund të kthet edhe në biznes, nuk I përjashtoj. Për fatin e keq ndodhin, forma e lehtë siç e kaloi Bledi nuk kushtojnë shumë medikamentet, forma e lehtë nuk ka nevojë për antibiotik. Forma e lehtë do të thotë që e kaluan dy ose tre ditë temperaturë, pse duhet të marrësh antibotikun, ai merret kur preket mushkëria, e merr të parandalosh një infeksion. Pra antibiotiku merret jo në formë të lehtë, se ka krijuar rezistencë dhe shkakton mukoza e janë të dëmshme. Po shikoja një recetë me shumë antibiotikë, gjithë bota nuk ka protokolle, ilaçet janë të ndarë me kategori, përdoren në faza të ndryshme të sëmundjes. Kur preken mushkëritë kalojmë tek antibiotikët, kostot rriten. Pse po dëgjojmë që njerëzit në spital vdesin, shoku im i klasës më mori në telefon kishte 30% të mushkërive funksionale, I mungonte ajri më tha nuk jam mirë, i dërguam ekipin për ta marrë, sa erdhi në spital u intubua. Vdekshmëria është e lartë, e lënë veten në atë pikë. Mos merr këshilla nga njerëzit që e kanë kaluar, nga 6000 pacientë a ka dalë njeri është ankuar? Është sëmundje ne nuk ua mbyllim dot gojën. Tani njerëzit mund të shprehen si të duan. Unë vetë u izolova 25 ditë, më mungon shumë shtëpia se jam kaq I angazhuar në punë, kur dola nga ajo gjendje thashë Zot faleminderit, s’ka trimëri me sëmundjen. Në 21 mars me atë tmerr mediatik, kisha ankth e frikë sat ë kalojën ditët, duke qene mjek I vlerësoja vetë parametrat e mi. Kur kaloi dita 5 me temperaturë kisha këputje të tejskajshme me antiviral e antibiotik u kurova, kur bëra skanerin më thanë ka dalë mirë nuk më thanë të janë prekur mushkritë, vazhdova përditshmërinë, fillova të lëvizja, nga media e mësova që unë jam sëmurë, pata kohë të lexoja më shumë, të gjithë kemi nevojë për një fjalë të ngrohë e mesazhe në inbox, këto ndikojnë edhe në imunitetin tonë për të përballuar një sëmundje. Kujdesi duhet çdo moment. Edhe unë nuk e takoj mamanë time 85- vjeçare, ndonjëherë ajo më puth dorën papritur. Ne e vendosëm në protokoll maskën 11 vjeç por problem është transmetimi, detyrimisht duhet shërben për të mbrojtur të tjerët. Nga nesër është përcaktuar mosha, dhe rastet që do të përjashtohen nga përdorimi i maskës. Kosova pati rezultat e vendosi që në verë. Maska mbron tjetrin”,- u shpreh drejtori i Urgjencës Kombëtare doktor Skënder Brataj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: