Partizani nuk e ka luksin të zgjedh, Evropa mbetet “barka” e fundit e shpëtimit, për këtë arsye do të tentojnë deri në fund të arrijnë këtë objektiv minimal, nuk ka rëndësi nga kampionati apo nga Kupa. Sigurisht, Kupa është një bonus më shumë pasi mund të mbyllnin sezonin me trofe.

Pas një periudhe shumë të errët, ku rrezikuan gjithçka, tani me Dritan Mehmetin në stol, të kuqtë janë rikthyer në garë. Në një intervistë ekskluzive për “News24”, për emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, Mehmeti foli për aventurën e tij në krye të Partizanit.

Si është të drejtosh këtë klub të madh, çfarë ndjesie përjetojë gjatë derbit të kryeqytetit? Mehmeti foli për objektivat e klubit, për të tashmen, dhe çfarë pret nga e ardhmja? A ka një kusht mes tij dhe klubit për të vijuar bashkëpunimin? Trajneri i Partizanit u ndal edhe tek disa individë si Kallaku apo “fenomeni” i ri Xhuljano Skuka.

Në intervistën e tij, Mehmeti u ndal edhe tek raporti i tij me presidentin Demi dhe me drejtorin e përgjithshëm, Olsi Rama. Në fund foli dhe për “xingun” që bëri gjatë derbit me trajnerin e Milan, Stefano Pioli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb