TIRANË- Ajo njihet për deklaratat kritike kundër qeverisë dhe për këtë nuk e pengon as të qenit vajza e një prej ish-deputetëve të vjetër socialistë. Bëhet fjalë për mjeken Anika Dokle, vajzën e Namik Dokles.

Pas protestës së të shtunën kundër tarifës së “Rrugës së Kombit” dhe arrestimit të 23 protestuesve ajo me sa duket është rreshtuar në krahë të tyre. Këtë gjë e ka bërë me një proverb popullor të veriut, morali i së cilës është që s’mund t’i mbash qytetarët të lidhur pavarësisht forcës apo pushtetit.

“M’ka lidhë nana njiherë n’djep, nuk m’lidh dot as krajl, as mbret. –Kuksiane”, shkruan Anika Dokle në “Facebook” dhe kaq është dashur që të ndizen komentet.

Anika Dokle

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb