Ish-deputeti Edmond Panariti, në emisionin ‘Open’ në News 24 u shpreh se është e qartë që inceneratori i Tiranës nuk kryen asnjë funksion dhe se nuk është asgjë më shumë veçse në aferë korruptive.

“Nuk komentoj a paragjykoj drejtësinë, por ka kaluar shumë kohë dhe është e qartë që kemi një aferë dhe një abuzim flagrant  paguhet për diçka që nuk ekziston . Kam bindjen se nuk do të ketë incenerator, edhe në Fier apo në Elbasan nuk kryhet incenerim. Rekomandimi i BE ka në themel reduktimin në maksimal të depozitimeve në landfill. Ne nuk mund ta kthejmë Shqipërinë në varrezë pavarësisht se mund t’i mbjellësh me pemë, mbetjet janë atje”, tha ai.

I pyetur për deklaratat e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta se rilindja ka qenë në koordinim me SPAK për të blerë zgjedhje, ai tha se për këto duhet të flasë vetë Meta.

Gjithashtu ai shtoi se drejtësia është e vonuar në lidhje me këto afera.

“Këto janë deklarata të Metës, ai ka arsyet e tij përse i bën. Dosja hetimore duhet të ishte një produkt dhe për këto aferë duhet të kishte një përgjegjës. Duhet të dilte në urdhër për pagesa që nuk kryhet. Mbreti është lakuriq  mbreti nuk ka kostum”, tha Panariti.

Nga ana e tij, shefi i organizimi në Partinë Demokratike Klevis Balliu nuk i kurseu kritikat për qeverinë Rama  duke theksuar se kjo qeveri ka qëllim vetëm varfërimin e shqiptarëve.

“Në gjithë aferat më të mëdha në Shqipëri, SPAK ka zgjedhur të thotë që kjo kompetencë nuk është e imja dhe kjo nuk është ndonjë gjë e re. Një drejtësi normale në një vend normal, pronarët e të gjithë kësaj që e filluan janë në kërkim kompania vazhdon punën dhe qytetarët vazhdojnë të paguajnë. Kjo qeveri këtë qëllim ka, nëse një vend është i varfër dhe kemi një qeveri që bën 4 mln euro një ballkon, çfarë mund të presim më shumë’, ka thënë Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb