Një qytetare pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë u shpreh se zgjidhja e situatës mund të vijë nëse qytetarët i bashkohen studentëve dhe dalin masivisht në shesh.
Ajo kritikoi mënyrën e ushtrimit të pushtetit, duke deklaruar se vendi nuk mund të mbahet peng i kapriçove të një personi dhe as të paralizohet për shkak të situatës politike. Qytetarja u ndal edhe te reagimi i të rinjve, duke thënë se përballë një reagimi të tillë, përgjigjja mund të jetë revoltë.
“Do të gjendet një zgjidhje. Nëse të gjithë dalin në shesh dhe bashkohen me studentët, ai do të largohet. Nuk mund të mbahet pushteti për kapriço nga një njeri. Nuk mund të paralizojë vendin. Brezi i ri ka bërë sjellje që për mua kuptohet. Kur gjendesh përballë këtij reagimi, që janë më të fortë se ty, do të kesh një përgjigje revolte.”, tha ajo.
