Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar me një letër zv.kryeministres Belinda Balluku nga burgu i Fierit, ku i kërkon ndihmë për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Tiranë, pranë mjekut të tij dhe familjes.

Në letrën e tij, Veliaj shkruan se prej një muaji po mbahet në izolim në IEVP Fier, pavarësisht se ka një këmbë të thyer dhe ka nevojë urgjente për operacion. Ai pretendon se kërkesat e tij të përsëritura drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje.

Në vijim, Veliaj përdor një gjuhë ironike ndaj kreut të qeverisë, duke shkruar se, sipas asaj që dëgjon nga personat në burg, “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”.

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Ballukut, të cilën po me ironi e cilëson si personin që mund t’i zgjidhë problemin, Veliaj kërkon miratimin e operacionit në Tiranë.

Në fund të letrës, kryebashkiaku e mbyll me firmën ironike: “Socialisti me duar të lidhura”, referuar asaj që u tha në drejtim të tij nga kreu i qeverisë Rama, në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Veliaj Leter Ballukut
Veliaj Leter Ballukut

Letra e plotë e Erion Veliajt:

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.
Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.
Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.
Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.
Socialisti “me duar të lidhura”.
Erion Veliaj

Capture
Capture

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb