Sofia Richie dhe bashkëshorti Elliot Grainge kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku. Modelja ndau në Instagram një foto të ëmbël. Foshnja, e quajtur Eloise, lindi të hënën, tha ajo.

“Dita më e mirë e jetës sime”, ka shkruar Richie krahas një fotoje me gishtat e këmbëve të vogëlushes. Sofia Richie, vajza e ikonës së muzikës Lionel Richie, e kishte njoftuar shtatzëninë e saj në janar.

“Kam mësuar më shumë në gjashtë muajt e fundit sesa në gjithë jetën time”, tha ajo për shtatzëninë në një intervistë për Vogue në atë kohë.

Ajo gjithashtu tha se nuk do ta publikonte fëmijën në Instagram, duke shtuar se donte që vajza një ditë të bënte “zgjedhjen për veten” nëse do të ishte apo jo një person privat.

Modelja u martua me Grainge, një drejtues muzikor, në Francën jugore në prill të vitit 2023. Çifti e kishte shpallur fejesën e tyre një vit më parë.

Richie shënoi përvjetorin e tyre të parë të martesës muajin e kaluar me një postim në rrjetet sociale drejtuar burrit të saj, duke shkruar: “Dua të martohem me ty një milion herë përsëri”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: