David Beckham ka postuar dy foto të rralla me nënën e tij në rrjetet sociale. Ish-futbollisti shpesh ndan me publikun e tij materiale nga përditshmëria e tij.

Në fakt, ose Victoria Beckham ose fëmijët e tyre janë personazhet kryesore në postimet e tij. Megjithatë këtë herë, David Beckham ka postuar në llogarinë personale në Instagram dy foto me nënën e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ashtu siç tregon edhe në mbishkrimin, me të cilin ka shoqëruar postimin e tij, fotot janë realizuar pas një darke Krishtlindjesh.

Në veçanti, ai ka shkruar: “Dreka me mamin dhe më pas pjatat…. Te dua mami. Dhe ti Sandra, që nuk i lave enët. 😂 Patatet e skuqura ishin super.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb