Nën ritmet e Himnit Kombëtar Shqiptar dhe atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisi aktiviteti që përkujton dialogun ndërfetar dhe harmoninë fetare në Shqipëri, (Aleanca SHBA-Shqipëri) gjatë së cilit u nderua Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, (Baba Mondi) si një shembull i gjallë i harmonisë fetare në Shqipëri.

Sokol Bejleri, Anetar nderi i Kongresit Hebraik Amerikan i dorëzoi Baba Mondit si shenjë nderimi ndaj vlerave që ai ka përçuar përmes përhapjes së besimit tek Zoti, një flamur të SHBA-ve që simbolizon vlerësimin e pakufishëm që SHBA ka për Komunitetin Bektashian në Shqipëri.

“Kam nderin të jem sot këtu para jush, Baba Mondi, miqë dhe kolegë! Është një miqësi e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, e filluar 100 vite më parë e cila vazhdon të jetë e fortë edhe sot. Shqipëria nuk ka miq më të mirë se Amerika. Është detyra jonë ta mbrojmë këtë miqësi dhe të ndërtojmë një marrëdhënie edhe më të fortë. 25 vite më parë Amerika ishte ëndërr edhe për mua. Sot kam nderin të dorëzoj këtë flamur që është valëvitur në kryeqytetet e Botës në selitë e Amerikës, Baba Mondit. Është një simbol i botës së lirë dhe dhuratë për njeriun e Zotit që i ka shërbyer njerëzimit. Një burrë i madh që ushqen vlerat e lirisë dhe të drejtave fetare. Ai jeton për të bërë të mira, të bashkojë njerëzit e besimeve të ndryshme. Është nder t’i jap flamurin e SHBA si shenjë e vlerësimit të pakufishëm për Komunitetin Bektashian në Shqipëri. Zoti ju bekoftë!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb