Një prej aktivistëve të protestës së 121-të kundër qeverisë ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për papërgjegjshmëri dhe duke deklaruar se nuk mund të shmangë përgjegjësinë për njerëzit që ka emëruar apo promovuar gjatë qeverisjes së tij.
Aktivisti iu referua qëndrimeve të kryeministrit për përgjegjësinë individuale të zyrtarëve që përballen me drejtësinë, duke argumentuar se ata kanë marrë poste dhe funksione me mbështetjen e vetë Ramës.
Më tej, aktivisti iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit, duke përdorur tone të ashpra dhe duke iu referuar një prej shprehjeve të përdorura prej Ramës.
“Nëse ti drejtohesh me nënkuptime, si gjithmonë, ‘nuk ka bir nëne të thotë që unë kam para të shqiptarëve në xhep’, dua të të them: po, nuk ka. Por ti je ai ‘son of a bitch’ që i çove ata njerëz aty, ndaj duhet të mbash përgjegjësi për vendimet e tua. Mos u shmang. Deputetët, ministrat e korruptuar, i çove ti në Kuvend”, tha
aktivisti.
Ai deklaroi gjithashtu se qytetarët e kanë kapërcyer frikën, ndërsa kërkoi që protesta të shkojë përtej tubimeve dhe të prodhojë një alternativë konkrete qeverisëse.
“Shqiptarët e kanë mbytur frikën. Kjo protestë për katër muaj duhet të kishte prodhuar disa drafte, një program qeverisës në hije, sepse ne mund ta bëjmë dhe mund ta bëjmë më mirë se këta. Që populli të vijë këtu, duhet t’u tregojmë si është Shqipëria që ne duam”, u shpreh ai.
Aktivisti: Rama tregoi papërgjegjshmëri. Do të shmanget duke thënë përgjegjësia është individuale. Por harron se ata që janë emëruar janë emëruar me bekimin e tij. Nëse ti drejtohesh me nënkuptime si gjithmonë “ Nuk ka bir nëne të thotë që un kam para të shqiptarëve në xhep, dua të të them po nuk ka. Por ti je ai “son of a bitch” që i çove ata njerëz aty, ndaj duhet të mbash përgjegjësi për vendimet e tua. Mos u shmang. Deputetët, ministrat e korruptuar i çove ti në Kuvend. Shqiptarët e kanë mbytur frikën. Kjo pro0testë për 4 muaj duhet të kishte prodhuar disa drafte, një program qeverisës në hije, sepse ne mund ta bëjmë dhe mund ta bëjmë më mirë se këta. Që populli të vijë këtu duhet t’u tregojmë si është Shqipëria që ne duam.
Një gjëje nuk i shmangesh dot, do të ndëshkohesh nga shqiptarët”, tha ai.
