TIRANE

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka dorëzuar sot në Komisionin e Integrimit, raportin e KE-së.  Soreca, tha se ndihet i lumtur për rekomandimin pa kushte dhe se komisioni duhet të caktojë masat që do merren në të ardhmen. Soreca, ndau edhe një apel ndaj Qeverisë dhe opozitës që të tejkalojnë ndasitë.

“Jemi të lumtur për rekomandimin pa kushte. Raporti i progresit të KE duhet ekzaminuar.Komisioni të caktojë masat që duhen në të ardhmen. Apel qeverisë dhe opozitës që të tejkalojnë ndasitë.Donim të vinim në Komisionin e Integrimit, pasi këtu bëhet debati. Ne i takojmë këtij komisioni. Theksoj procesin e llogaridhënies së Qeverisë në parlament, pasi kjo është demokracia. Për reformën zgjedhore kemi ekspertë në dispozicion. Parlamenti ka edhe rol për të luajtur në Reformën në Drejtesi që është e patjetërsueshme deri sa të bëhet plotësisht e zbatueshme.”-tha Soreca.

Soreca Raporti Ke
Soreca Raporti Ke

Nga ana tjetër, Rudina Hajdari e cilësoi raportin si shumë të rëndesishëm për Shqipërine.
“Vlerësojmë rolin tuaj, por kemi shumë sfida përpara. Javët në vijim janë sfida, pasi ka vende skeptike. Do punojmë fort”-tha Hajdari.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb