Partizani udhëton nesër në Laç ku e pret një transfertë shumë delikate kundër ekipit të Armando Cungut. Përpara këtij takimi, është mbajtur konferenca tradicionale për shtyp e trajnerit Adolfo Sormani, i cili ka folur për eliminimin në Kupën e Shqipërisë si dhe për disa nga problemet që ka hasur skuadra, sidomos në fazën ofensive, ku sulmuesit vijonë të dështojnë përpara porte.

Një ndeshje delikate pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, si është gjendja e skuadrës?
Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë, nuk është aspak pozitiv. Nuk jam dakord që skuadra është në një moment të vështirë. I respektoj opinionet, por unë i shoh në një kënd ndryshe. Skuadra gjithmonë ka rritje. Në 3 ndeshjet e fundit, kemi pësuar 2 goditje në portën portë ndaj kam të gjithë motivet e mia të mendoj që skuadra është në rrugën e duhur. Entuziazmi në skuadër është mjaft i madh, unë shoh dita ditës, që po punohet shumë, po punohet në grup, lojtarët janë të ndërgjegjshëm dhe po japin maksimumin në seancat stërvitore.

Sa deçizive do të jenë ndeshjet e radhës?
Të gjitha ndeshjet janë të vështira, ne për asnjë moment nuk kemi nënvlerësuar asnjërën prej tyre. Kam dëgjuar që pse nuk kam aktivizuar disa prej titullarëve në ndeshjen e kthimit ndaj Besëlidhjas dhe është thënë që ne e kemi nënvlerësuar këtë kundërshtar, por unë isha i detyruar. Kemi pasur probleme me lojtarët. Bardhi dhe Belica kanë qenë me temperaturë. Po ashtu dhe Melo me Trashin nuk kanë qenë në kondicionin e duhur fizik, si rezultat i ndeshjes ndaj Flamurtarit. Çdo ndeshje unë e përgatis sikur të jetë një ndeshje deçizive.

Lojtarët që munguan ndaj Besëlidhjas, do të jenë në dispozicion për nesër?
Bardhi i është bashkuar skuadrës përgjatë seancës së djeshme. Belica ka dhënë shenja përmirësimi. Momentalisht që flasim të gjithë lojtarët i kam në dispozicion.

3 golat ndaj Besëlidhjas erdhën nga Telushi, si do e zgjidhi Partizani “ngërçin” e sulmuesve?
Unë e shikoj futbollin ndryshe, nuk më intereson kush shënon. Në 3 ndeshjet e fundit kemi shënuar 8 gola. Ne sulmojmë si skuadër. Unë ndeshjet i analizoj dhe shikoj sa raste na shfaqen para portës. Skuadra krijon raste. Përgjegjësia është kur skuadra duhet të sulmojë, apo të mbrojë e gjitha në total. Për mua skuadra është gjithmonë në rritje duke parë që sulmuesit lëvizin pa top. Nuk më intereson nëse Trashi bën gol apo jo. Unë do të kënaqesha nëse Bardhi do të arrinte të gjente rrugën e golit, për vetë punën e madhe që po bën në skuadër, sikurse edhe Braun dhe Solomon. E rëndësishme është që kur punon shumë, kur derdh shumë djersë në stërvitje, edhe rezultatet do të vijnë.

Si do t’ia dilni ndaj Laçit, një skuadre tepër agresive në shtëpi?
E dimë që na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari shumë agresiv, por mendoj që tashmë skuadra është rritur dhe zhvillon një lojë tepër intesive. Jemi përgatitur edhe psikologjikisht, pasi e dimë mjaft mirë se çfarë ndeshje na pret në Laç.

Ka ekipi psikologjinë e duhur, duke ditur që vjen nga eliminimi në Kupë?
Në ndeshjen e Kupës skuadra dha gjithçka. Ishte agresive, në sulm frontal. Nuk i ka lënë hapësira kundërshtarit. Për mua ka bërë gjithçka mirë në ndeshjen e fundit. Psikologjikisht është në një moment mjaft të mirë për ta përballuar ndeshjen e radhës. Eliminimi në Kupë nuk i pëlqen askujt, por kurrsesi nuk mund ta themi që lojtarët e rinj që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Besëlidhjas nuk dhanë asgjë. Unë mendoj se ata dhanë gjithçka, për të bërë më të mirën në fushë.

Partizani është në të njëjtin nivel me Kukësin dhe Tiranën, apo ka diçka më pak që duhet ta përmirësojë?
Skuadra ka nisur sezonin me probleme, ndryshe unë nuk do të isha këtu. Dikush ka ironizuar për sa i përket modulit apo sistemit të lojës që unë kam vënë në jetë te Partizani. Sikurse unë nuk fshihem personalisht dhe marr të gjitha përgjegjësitë, kurrë nuk kam kritikuar për punën e mëparshme që është bërë. Thjesht unë kam prekur atë tim loje, që për mendimin tim skuadra nuk ishte një skuadër agresive dhe të ishe fizikisht më mirë, për lojën që unë kërkoj të aplikoj te Partizani. Këto janë pikëpamje të ndryshme, ashtu siç janë dhe ato të teknikëve të tjerë. Por kjo është pikëpamja ime personale për sa i përket futbollit.

A i kë lojtarët te kjo skuadër për të aplikuar futbollin që dëshiron, mos të kondicionin fakti që se ke bërë vetë merkaton?
Jo nuk është kjo. Si të gjitha gjërat, koha është e domosdoshme. Unë dua të bëj replikë, thjesht unë punoj. Sigurisht që kur do të ndërtosh dhe të bësh diçka, kjo kërkon kohën e vetë. Të vetmen gjë negative që gjeta në skuadër ka qenë situata e rënduar për sa i përket aspektit psikologjik, nuk kishte dëshirë për të menduar pozitivisht. Gjeta një ambient depresiv që kishte humbur entuziazmin. Kjo mendoj që është diçka jo pozitive. Këtë gjë unë duhet ta ndërtoj dhe të punoj që të gjithë në skuadër të kenë mentalitetin që klubi i Partizanit ka. Koha do ta tregojë në ndeshjet në vijim se çfarë jemi në gjendje të bëjmë.

A beson akoma te titulli Partizani?
Janë për t’u luajtur edhe 15 ndeshje dhe janë në lojë 45 pikë.

Sa pikë pretendoni të merrni ndaj Laçit?
Nuk është çështja se sa pikë do marrim kundër Laçit. Unë kërkoj që skuadra të luaj futboll dhe të jetë agresive. Jam i bindur që skuadra është në gjendje ta bëjë diçka të tillë.

Çfarë ka ndodhur me Çinarin? Krijon shumë raste, por shënon pak…
Na vjen keq, por e rëndësishme është që të fitojë skuadra. Çinari vrapon shumë, krijon raste, por e rëndësishme është që të fitojë skuadra. Mund të shënoj gol edhe Alban Hoxha, nuk më intereson fare kjo pjesë. E rëndësishme është të fitojë skuadra.

Portieri i Bylisit, Isli Hidi ka shënuar më shumë se sulmuesit e Partizanit…
(Qesh) është e vërtetë. Këtë po thoja. Unë mund të them që vazhdoj të punoj, çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar akoma më shumë. Mjafton që të vini në seancat stërvitore dhe të shikoni. Iu siguroj që punohet shumë. Nëse dikush e sheh në aspektin negativ këtë situatë, do të ndryshoj mendim në kalimin e ditëve. Punojmë fortë që të arrijmë diçka të tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb