Sot mbushet një vit nga ndarja nga jeta e nënës së kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Ka qenë ky i fundit që ka postuar foto në rrjetin social ‘Facebook’ nga varri i prindërve të tij, duke e shoqëruar me një mesazh prekës.

“Kur vdes babai bëhesh burrë, kur vdes nëna bëhesh fëmijë dhe kur të dy të shohin nga lart, lutesh të jesh i denjë për dashurinë e tyre…,”-shkruan Rama krahas fotove të postuara.

Kujtojmë se nëna e kryeministrit ndërroi jetë më 1 gusht të 2020-s, në moshën 82-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: