Sot shënohet 10-vjetori i tragjedisë së 21 janarit, në ditën ku 4 protestues u vranë gjatë një demonstrate të organizuar asokohe nga PS në opozitë.

Homazhe do të kryhen në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’ për nder të viktimave, ku do të vendosen lule, teksa kryeministri Edi Rama, 10 vite më parë kreu i opozitës shqiptare sot do të ftojë në kryeministri familjarët e 4 viktimave Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Drejtësia shqiptare ia faturoi vrasjen ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendit që Gjykata e dënoi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Nga ana tjetër ende dhe sot nuk është gjetur autori i vrasjes së Aleks Nikës, pasi e kapi një plumb rikoshet.

Familjarët e viktimave vijojnë prej 10 vitesh të kërkojnë drejtësi, kurse vetëm dje Policia ka kërkuar nga Prokuroria rihapjen e hetimeve për dosjen e ’21 janarit’, saktësisht për Aleks Nikën për të cilin hetimet ishin pezulluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb