Këtë të shtunë në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, i ftuar Bashkim Hoxha, ku foli për rrugëtimin e gjatë të karrierës dhe nisjen e emisioni ‘Koha për tu Zgjuar’ , tashmë 25 vite në ekran.

Gazetari Hoxha tha se ky emision i dha mundësi qytetarit që të komunikonte, dhe se në ato kohëra të vështira lindi si një mesazh paqeje.

“Një emision që i dha mundësi qytetarit të komunikonte. në atë kohë të vështirë lindi si mesazh paqeje. Njerëzit filluan të komunikoni dhe të shprehnin realitetin e vërtetë. Njerëzit filluan të flisnin dhe të protestonin dhe nuk ishte thjesht një e emision por një mision, ku dëgjohej zëri qytetar”, tha Hoxha, duke shtuar: Po sillnin një frymë që nuk e shihnim në realitet sepse shoqëria ishte e strukur.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb