TIRANË – Deputeti Ervin Salianji, në fjalën e tij përpara protestuesve deklaroi se sot më 20 shkurt, është një ditë e keqe për sundimtarin. Ai tha se forcës së qytetarëve nuk i bën dot ballë asnjë regjim. Ervin Salianji theksoi se bashkë me qytetarët, PD do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

“Edi Rama ka në burg shokët e tij, një qeveri e tillë nuk mund të jetë e besueshme. Erdhëm në ditën kur bosi i Rilindjes korrupton një agjent të FBI-së, e as nuk zvaerdhet e as nuk skuqet. Sot është ditë e keqe për sundimtarin. Forcës sonë nuk i bën dot ballë asnjë regjim. Ne sot i kemi dhënë Shqipërisë shpresë. Falë jush, regjimi sot është më i kalbur. Ne besojmë se bashkë me ju do të garantojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ju ftoj dhe njëherë, të shikojmë sesi gjithë Shqipëria buçet në këtë shesh “Rama ik”. Ndizni të gjithë dritat e celularëve. Sot jemi në buzë të greminës dhe ne nuk do ta lejojmë vendin të gremiset”, tha Salianji.

Fjala e plotë;

Të dashur miq

Zonja e zotèrinj

Qytetarë të lire të Tiranes e mbarë Shqipërisë!

Me kete bashkim madheshtor sot këtu, keni bërë per vendin, për Shqiperinë më shume se sa ka bere ndokush në 10 vite, më shumë se çdo institucion!

Sot ju keni treguar se Shqipëria ka shpresë, ka zemer, dhe nuk ka perfunduar në kavien e eskperimentit të Edi Rames, eksperimenti më i rrezikshëm në keto 33 vite.

Pas renies së regjimit komunist, pas rrezimit të diktatorit si sot 33 vite më parë, askush nuk e kishte menduar se do të ishte nevoja të mblidheshim sërish për të ruajtur vlerat dhe aaspiratat për të cilat u ngriten studentet e dhjetorit apo brezi i prinderve tanë.

Rilindja e Edi Rames na mesoi se s’mund t’i marrim si të mireqena parimet dhe normat europiane demokracise, lirisë dhe sundimit të ligjit ku Shqiperia nisi të ece 3 dekada më pare, me gjithe problemet, veshtiresite e vonesat.

Por ja që mberritem ne diten kur intelektuali, profesionisti e profesori, u zevendesuan me trafikantin e banditin, me te fortin e zones, që siguron vota për Edi Ramen, e me pas vijon krimet e pasurimin i mbrojtur nga qeveria.

Mberritem në diten kur vetem Shqiperia, dhe Serbia e Vuçiçit nuk bejne zgjedhje të ndershme nuk lejojne gjykimin e lire të qytetareve.

Erdhem në kohen kur Kryeministri ka bashkepunetoret më të ngushte ne burg per korrupsion, ndersa vetë është i paster e nuk mban asnje pergjegjësi.Erdhem per fat të keq, në diten kur bosi i rilindjes korrupton shefin e FBI për të asgjesuar opoziten, dhe thotë se; ku është problemi, nuk skuqet, nuk i vjen turp. Edhe pse, për të njejtin krim, ku ai eshte njëra palë, do të duhej të kishte drejtesi edhe per atë.

Nuk ka miq, aleatë e partnere nje shtetar si ky. Harrojeni. E vetmja gjë që e mban eshte indiferenca, mpirja e njerezve, frika dhe ndarja e opozites. Por sot, eshte ditë e keqe per sundimtarin e korruptuar.

Bashkimi i demokrateve dhe i mbarë popullit opozitar, energjia qe kjo ka sjelle, afrimi dhe marshimi me ne i mijera qytetareve, është forca të ciles nuk i ben dot balle asnjë regjim, asnje kryeminister i zhytur ne afera dhe i lidhur me krimin.Me kurajon qe i keni dhene sot Shqiperise, ju i keni hequr Edi Rames armen me te cilen sundon.
Ai është sot më i dobet se kurre.Ju jeni garancia se vendi ynë do te kthehet ne shina normale, do te ketë zgjedhje te lira e të ndershme.Ju jeni garancia se sunduesi i korruptuar do të mundet dhe nje ditë e re do te nisë për Shqipërinë europiane.Faleminderit nga zemra.

Fitore!

/Balkanweb/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: