Policia turke arrestoi protestuesit e 1 majit që përpiqeshin të marshonin drejt sheshit Taksim në Stamboll kete te merkure pasi Ministria e Brendshme ndaloi protestat në sheshin kryesor të qytetit. Historikisht, protestuesit kane mbajtur mitingje në sheshin Taksim në 1 maj, por të gjitha demonstratat në shesh janë ndaluar në vitet e fundit. Presidenti turk Tajip Erdogan përsëriti të martën se asnjë protestë në sheshin Taksim nuk do të lejohet në 1 maj, ndërsa qindra policë bllokuan të gjitha rrugët që të çojnë atje. Por Ozgur Ozel, kreu i opozitës kryesore, Partia Popullore Republikane (CHP), i bëri thirrje partisë së tij të marshonte nga Sarachane në sheshin Taksim, më shumë se tre kilometra larg. Policia që mbante mburoja kundër trazirave bllokoi një rrugë kryesore midis dy zonave, një distancë e shkurtër nga vendi ku u mblodhën qindra mbështetës të CHP.

Ozel u tha gazetarëve në zonë se partia e tij do të vazhdojë të punojë në të ardhmen për të lejuar njerëzit në sheshin Taksim në 1 maj. Në pjesë të tjera të Stambollit, shpërthyen përleshjet midis policisë dhe grupeve të tjera të krahut të majtë, të cilët po përpiqeshin gjithashtu të shkonin në sheshin Taksim, duke arrestuar disa persona. Me nje maj eshte dita nderkombetare e punetoreve te cilet e shfrytezojne kete dite per te protestuar per te drejtat e tyre ne vendin e punes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: